Përplasen ministri Tahiri dhe deputetja e VV-së: Deri dje ia ke mbajt çantën Thaçit

Përplasen ministri Tahiri dhe deputetja e VV-së: Deri dje ia ke mbajt çantën Thaçit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e cila ngriti çështjen e gjyqtarëve serb të cilët sipas saj nuk janë dekretuar dhe nuk po punojnë sipas ligjeve të Kosovës, e ka quajtur Ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahirin, militant të Presidentit Hashim Thaçi.

“Po sillesh si militant i Hashim Thaçit. I kam krahasuar dekretet e një gjyqtari shqiptar dhe të komuniteteve tjera dhe nuk janë të njëjta. Ata nuk kanë vendosur firmën ku shkruan Republika e Kosovës”, ka thënë ajo.

“Unë besoj që Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti nuk bën dhe nuk duhet me qenë pjesë e dialogut sepse e ka luftuar çdo proces të shtetndërtimit të Kosovës. Pra është mendim i imi që do ta mbrojë. Qëndroni në pozicionet e juaja si keni qenë kundër dialogut, qëndroni në pozicionin e juaj në luftimin e rendit kushtetues të Kosovës……..ndërsa, sa i përket LDK-së edhe këta i kanë disa nënkryetar të cilët kanë dal me ide të ndryshme, njëri kërkon me këmbim territoreve, tjetri mbrojtjen e territoreve, mirë është ju me ardhë me një qëndrim para këtij procesi, pastaj flasim si do të vazhdojmë më tutje”, tha Tahiri.

Ministrit i reagoi deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu.

“Për grupin parlamentar të Vetëvendosjes është e pa pranueshme që një ministër i Drejtësisë në foltore e merr rolin e një militanti të Hashim Thaçit. Ky zotëria që foli këtu deri dje ia ka mbajt çantën Hashim Thaçit dhe unë e kuptoj pse është i frustruar por nuk është në rregull që në mungesë të argumenteve të shpifeni për Lëvizjen Vetëvendosje”, tha ajo.