Përplasen Musliu dhe Kusari – Lila për ish këshilltarin e Kurtit

Përplasen Musliu dhe Kusari – Lila për ish këshilltarin e Kurtit

Deputetja e Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka përdorur deklarata raciste duke përmendur rastin e këshilltarit të  ish-kryeministrit Kurti, Tienmu Ma, njofton Insajderi.

Musliu derisa mori fjalën për të folur për një çështje të diasporës, tha se Kurti nuk mori një këshilltar kinez derisa kishte mjaftueshëm djem të shkolluar në Kosovë.

“Kurti nuk pati mundësi ta gjejë një djalë të shkolluar ta bëjë këshilltar, por i doli radhë një kinezi të bëhet këshilltar i tij”, ka thënë Musliu në foltore.

Menjëherë pas Musliut, fjalën e mori Mimoza Kusari Lila që ia përmendi racizmin Musliut.

“Nuk është mirë të bëhet deklaratë raciste. Ai nuk është kinez por amerikan”, ka thënë Kusari Lila.