Përplasen në distancë për Reçakun, Vuçiq ia kthen Walkerit

Përplasen në distancë për Reçakun, Vuçiq ia kthen Walkerit

Kritikave dhe akuzave të Aleksander Vuçiqit rreth Masakrës së Reçakut, në një intervistë për BBC-në i’u është përgjigjur të premten William Walker, njofton Insajderi.

Gjatë asaj interviste, Walker ka thënë se “Vuçiq me deklaratat e tij e bën punën që e ka bërë gjithmonë edhe gjatë kohës sa i ka shërbyer Millosheviqit si ministër i Propagandës”.

Lidhur me deklaratat e Walker, më pas ka reaguar Aleksandër Vuçiq, duke thënë se “i vjen keq që e ka irrituar Walkerin”.

Vuçiq në vitin 2019 e kishte akuzuar Walkerin se ‘ka falsifikuar’ Masakrën e Reçakut, derisa këto pretendime të shefit të shtetit serb i ka mohuar Walker duke thënë se Vuçiq propagandon njëjtë si në kohën kur i ka shërbyer Millosheviqit./Insajderi.com