Pas një aksidenti të rëndë në Podujevë ka ndërruar jetë një person në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Rreth orës 17:00 në Shajkovc, u përplasen tri vetura dhe një traktor, njofton Insajderi.
Dhjetë persona morën lëndime dhe u dërguan për trajtim mjekësor.
Ndërsa, njëra nga ta nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra. Vdekjen e tij e konstatoi mjeku kujdestar.
Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Shoferi i traktorit që dyshohet të jetë fajtori për rrëmujën e së mërkurës në komunikacion është dërguar në mbajtje. /Insajderi.com