
Një aksident ka ndodhur në Graçanicë të premten, njofton Insajderi.
Në është përfshirë një veturë dhe një traktor.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi e konfirmoi aksidentin për Insajderi-n.
“Në ora 16:15, policia është njoftuar për një aksident në Graçanicë. Të përfshira janë një veturë dhe një traktor. Nuk jemi informuar se ka të lënduar”, tha ai. /Insajderi.com