Në Kuvendin e Kosovës është duke u diskutuar për shqyrtimin e parë të Projektligjit për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë.
E gjatë diskutimit të kësaj teme është zhvilluar një debat në mes Ministrit të Drejtësisë Abelard Tahiri dhe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosjes Adem Mikullovci.
Në foltoren e kuvendit ministri Tahiri është shprehur se është duke punuar tash e tetë muaj në lidhje me këtë projektligj derisa bënë të ditur se është duke bashkëpunuar edhe më një ekspert nga Italia.
“Verifikimi i pasurisë së paligjshme, në çdo moment kur ka ardh rasti pr me diskutu për atë ligj, ju s’keni qenë nuk me çfarë arsyetimi është hek edhe nga rendi i ditës. Asnjë nxitim nuk kemi, qe tetë muaj jam duke punuar në këtë drejtim. Ky projektligje ka qëllim që atë keq bërës me dërgua në burg, me marr dënimin e merituar dhe me ja konfisku pasurin sepse kriminelët japin gjithçka vetëm në burg me i dërgua. E mos të harrojmë edhe bashkëpunimin me ndërkombëtarët” është shprehur Tahiri.
E lidhur me këtë deklaratë deputeti Mikullovci ka reaguar duke thënë se si ka kontaktuar ministri me nj ekspert italian, duke parashtruar një pyetje për të se “ku është krimi më i organizuar sesa në Itali”.
“Unë nuk jam ndonjë ekspert i shkencave juridike, këtë projektligj e kam parë që në fillim që nuk është një projektligj që e lufton krimin e organizuar, po ajo çka më la shumë përshtypje sot që zotëri ministri del me ekspertin e tij që ka bashkëpunuar nga Italia, e unë e pyes, ku është krimi më i organizuar sesa në Itali zotëri ministër, zotëri ministër, po ku ma gjete atë bashkëpunëtorë”, ka thënë Mikullovci. /Insajderi.com