Imami i Drenasit, Osman Musliu ka pasur një debat të ashpër mbrëmë me përfaqësues të BIK-ut.
Ai gjatë debatit në RTV Dukagjini nëpërmjet një lidhje telefonike, ka drejtuar akuza te zëdhënësi i BIK-ut, Ahmet Sadriu dhe sekretari Resul Rexhepi.
Sipas imamit të Drenasit, këta dy persona bashkë me disa tjerë, po e shkatërrojnë Bashkësinë Islame të Kosovës.
“Dihet mirë se BIK-u nuk është pronë asnjë individi, dhe këta zotnitë sillen sikur është pronë e tyre. Këta paraqiten të tillë se janë tu e shkatërru BIK-un, dhe ata që janë kundër t’i paraqesin si budallë, pasi janë njerëz që po e shkatërrojnë BIK-un. Muslimanët sillen sikur janë pakicë, e në fakt ne jemi shumica”, ka thënë Musliu gjatë debatit, transmeton Insajderi.
Ai ka kërkuar edhe një debat televizv me Rexhepin e Sadriun, duke i cilësuar analistët e televizonit si të painformuar.
“Nëse janë burra, besimtarë, e hoxhollarë, edhe ka me i kap përqafe nëse bojmë debat, pasi analistët janë të painformuar me dallavaret. Këta nuk janë në gjendje me duru mendimin ndryshe, dikush që i kritikon. Kritikën e konsiderojnë sulm”, ka thënë Musliu.
Ndaj kërkesës për debat është përgjigjur Ahmet Sadriu. Ai ka thënë se në mesin e 2 mijë personave, është veç Osman Musliu që ka akuza të tilla.
“Kemi pasur debate, dhe nuk e shohim të arsyshme me dal me të në debat. E njohim njëri-tjetrin, prandaj s’kam nevojë të debatoj me të”, deklaroi Sadriu. /Insajderi.com
Osman Musliu u kërkon debat dy zyrtarëve të BIK-ut
Osman Musliu u kërkon debat dy zyrtarëve të BIK-utEmisioni i plotë: https://youtu.be/P6fK3VXh0K0
Posted by RTV Dukagjini on Wednesday, 17 October 2018