
Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besa Gaxherri ka reaguar ndaj deklaratave të anëtares së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.
Gërxhaliu është shprehur se deklaratën e Haxhiut e konsideron të pa matur dhe tendencioze duke thënë se në këtë formë, nuk ngriten urat e bashkëpunimit.
“Ne nuk trembemi nga sulmet e askujt e as të VV, i kemi përballuar me të gjithë dhe ende jemi shpresa e këtij vendi”, thotë Gaxherri në një përgjigje për Periskopin.
Tutje, ajo shton se në Këshillin e Përgjithshëm të LDK’së është votuar që në asnjë rrethanë nuk do të hyjnë në koalicion me PDK’në.
“Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, unanimisht ka marrë vendim se nuk ka koalicion me PDK dhe kemi deklaruar publikisht se partneri ynë për koalicion paszgjedhor është VV, andaj kjo i mbetet VV që të tregoj korrektësinë, sinqeritetin dhe gatishmërinë për një gjë të tillë. LDK do të jetë fituese e këtyre zgjedhjeve edhe pa sulme të tilla çfare po i bëjnë eksponent të caktuar të VV për LDK”, përfundon Gaxherri.
E ish-deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, ka thënë se LDK po ka frikë nga kritikat e VV-së ndërsa s’kanë frikë nga kopjimet e premtimeve të tyre.
“A i bie kjo që nëse ne i kritikojmë ata shkojnë me PDK? Pas 30 gushtit, gjithçka është qartësuar andaj secili subjekt duhet të marrë përgjegjësitë e veta”, ka shkruar Haxhiu.