Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi janë përplasur verbalisht së seancën e jashtëzakonshme që po mbahet në parlamentin e Kosovës teksa po diskutonin rreth krizës së energjisë elektrike.
Çështja e kontratave “forward markets” dhe “future markets”, ka qenë tema e cila ndezi debatin mes ministrit Murati dhe deputetit Krasniqi, shkruan Shqip.com.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se ministri Murati nuk ka njohuri bazike se cili është dallimi mes këtyre dy kontratave.
Në anën tjetër, Murati i replikoi deputetit të PDK-së, duke ia sqaruar dallimin e kontratave, ndërsa i tha se termet në ekonomi nuk mësohen nga rrjetet sociale.
“Komplekset e mosdijes s’mund t’i pasqyroni tek unë. Nëse thoni që ‘forëard contract’ bëhet mes dy palëve jashtë tregut, s’mund të thuash ‘forëard market’. Pra vetë e the, bëhet jashtë tregut, jashtë bursës bëhet”, tha Murati.
“Është koncept bazik. Z. Krasniqi, këto punë nuk mësohen duke shikuar video në YouTube”, shtoi ministri./Insajderi.com