Përplasja në mes Konjufces dhe Veselit – “A pe sheh po harron edhe çka po fol”

Përplasja në mes Konjufces dhe Veselit – “A pe sheh po harron edhe çka po fol”

Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka pas një përplase verbale me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca në seancën e jashtëzakonshme për Telekomin e Kosovës.

Pas përfundimit të fjalimit të deputetit Konjufca, Veseli është shprehur i gatshëm që të replikojë ndaj Konjufces pasi që gjatë fjalimit të tij ai kishte përmendur emrin e tij, raporton Gazeta Insajderi.

“Po e marr edhe unë fjalën, pe shfrytëzojë si…”, ka thënë Veseli.

Mirëpo i menjëhershëm ka qenë reagimi i Konjufces duke thënë se nuk i ka përmendur emrin Veselit mirëpo partinë e tijë. “Partia jote kam thanë”, thotë Konjufca nga ulësja e deputetit.

Ndërsa Veseli ia kthen Konjufces duke i thënë se po harron edhe çka po fol.

“Jaaa, jaa Kadri Veseli, a pe sheh po harron edhe çka ke fol, mu përmend emri prej teje edhe pe marr fjalën, unë e pranojë rregullin e juve vetëm mos mu idhnoni edhe ju kur unë ja boj po shkojna me rregullore, veç rregulloren me respektua”, ka thënë Veseli.

Tutje Veseli ju ka thënë deputetëve “Mos mu nervozoni tani kur te respektojë rregulloren”. /Insajderi.com