Një përplasje e ashpër ka ndodhur në mes ministres së Jashtme me deputetët e VV-së.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla është përplasur me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Haradinaj ka thënë se Politika e Jashtme e VV-së karakterizohet me shumë skandale.
“Skandali diplomatik me Xhamajkën. Na kujtohen deputetë që kanë uru njohjen e Xhamajkës për diçka që s’ka qenë puna e tyre. Çnjohja nga Sierra Leone një ditë pasi që e keni hequr taksën. Keni pranuar teste nga Serbia”, tha ajo.
Po ashtu, Stublla tha se LVV ka tërhequr anëtarësimin e Kosovës për INTERPOL dhe se ajo nuk ka marrëveshje me Serbinë për ta tërhequr aplikimin.
Gjatë debatit, Haradinaj-Stublla ka thënë e ajo duhet t’ju mbajë pak ligjërata deputetëve te LVV-së sepse janë bërë si klasa e parë. /Insajderi.com/