Përplasje mes deputetëve të VV-së dhe Dakës në mbledhjen e KQZ-së

Përplasje mes deputetëve të VV-së dhe Dakës në mbledhjen e KQZ-së

Dy anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror Zgjedhor, Alim Rama dhe Sami Kurteshi, janë përplasur me kryetaren e këtij institucioni, Valdete Daka, në mbledhjen e së mërkurës.

“Çka po don Alim, a bon me ditë çka po don?”, ishin fjalët e Dakës drejtuar Ramës, ndërkaq ky i fundit i është përgjigjur duke i thënë se e ka “humbur kredibilitetin për të qenë kryesuese”.

Më pas Daka ia ka kthyer duke i thënë se nuk është çështje e tij.

“A e kam humb unë kredibilitetin a jo nuk është çështje e jotja”, i ka thënë Daka.

“Pse po bërtet Alim”, ka vazhduar ajo.

Pas këtij diskutimi ka ndërhyrë anëtari tjetër nga VV-ja, Sami Kurteshi, i cili ka vazhduar përplasjen me Dakën duke i thënë se ka nënshkruar letra që s’i ka miratuar KQZ-ja.

“Zonja kryesuese, ju po ndërhyni, ju nuk keni të drejt të komentoni diskutimet e anëtarëve të KQZ-së, keni të drejt me kërku, a e ndëgjuat, vota për kundër dhe kaq. Arsyetime të tilla të kundërligjshme keni bërë vazhdimisht, keni nënshkruar letra që nuk i ka miratuar KQZ-ja, pikërisht duke e keqpërdorur pozitën e monopolit njëfar mënyre të kryesueses. Akuza irituese është mos bërtit, po ju nuk po e lëni me fol”, ka thënë Kurteshi./Insajderi.com