Përplasje mes dy kandidatëve të mundshëm të LDK-së për Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin

Përplasje mes dy kandidatëve të mundshëm  të LDK-së për Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin

Kushti i Lidhjes Demokratike të Kosovës që i pari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, t’i përkulet  të varri ish-presidentit Ibrahim Rugova, nuk është më, shkruan Insajderi.

Këtë gjë e konfirmoi sonte në emisionin “Debat Plus”, anëtari i kryesisë së LDK-së, Gazmend Muhaxheri, i cili tha se nuk duhet të jetë ky kusht, meqenëse para pak ditësh të kundërtën e ka thënë nënkryetari i kësaj partie Lutfi Haziri.

Muhaxheri tha se në politikë ndonjëherë kundërshtarët e egër bëhen miq e prapë kthehen në armiq por sipas tij, kjo është në kuadër të zhvillimit të demokracisë.

“Nuk ish dashtë me pas kësi kushte, unë besoj që njerëzit reflektojnë me kohë. Nëse dikush nuk e ka kuptuar një situatë në kohën e caktime me vonë reflekton dhe nuk duhet me ia mohu të drejtën askujt që të përmirësohet”, ka thënë Muhaxheri./ Insajderi.com