Ministri, Armend Zemaj i ka replikuar deputetes, MImoza Kusari-Lila në lidhje me disa komente që kjo e fundit i bëri rreth tij
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj i ka replikuar kryetares së Alternativës e cila është deputete në grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Mimoza Kusari-Lila tha se është ofendim për qytetarët që një jurist të udheheqë Ministrinë e Shëndetësisë.
Ministri Zemaj i ka kujtuar Kusarit aktakuzën që e ka në Gjykatën Themelore të Prishtinës, poashtu ai ngriti një pyetje se çfarë quajmë ofendim; të qenuarit jurist i njohur apo e akuzuar për krim e korrupsion.
“Tani çka quajmë ofendim: të qenurit jurist i njohur apo të lavdërohesh nga kaskaderët politik dhe të akuzuarit për krim, zhvatje e korrupsion?”, ka shkruar ndër tjerash Zemaj në reagimin ndaj Kusarit-Lila. /Insajderi.com/
Postimi i plotë i Zemajt në Facebook:
E akuzuara nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, znj. Mimoza Kusari (aktakuzë pran Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti Special) për krim të organizuar për shitjen dhe privatizimin kriminal të katër hidrocentraleve, pasuri e qytetarëve të Kosovës, e paska quajtur ofendim për qytetarët e vendit, zgjedhjen e një juristi në krye të MSh-së.
Tani çka quajmë ofendim: të qenurit jurist i njohur apo të lavdërohesh nga kaskaderët politik dhe të akuzuarit për krim, zhvatje e korrupsion?
Qytetarë të vendit tim, edhe një motiv shtesë për mua që të punojmë me shumë në avancimin e sistemit shëndetësor të Kosovës.