Përplasje mes Ridvan Berishës dhe kryetarit të Sindikatës së Pavarur të RTK-së

Përplasje mes Ridvan Berishës dhe kryetarit të Sindikatës së Pavarur të RTK-së

Gazetari Ridvan Berisha e ka quajtur “kotësirë” dhe “komunist” kryetarin e Sindikatës së Pavarur të Radio Televizionit të Kosovës, Fadil Hoxhën, transmeton Insajderi.

Në një lidhje direkte në Kanal 10, Berisha është shprehur se Hoxha është keqpërdorur nga partitë politike të cilat kanë qenë në pushtet më parë.

“Ti je ‘kotësirë sindikaliste’ që partitë të përdorin për interesa të tyre. Ke keqpërdorur influencën time publike. Ti çfarë ndikimi politik ke?”, ka thënë ai.

Tutje, Berisha ka deklaruar se Hoxha është argat i kryeministrit Albin Kurtit dhe që shpreson se ky i fundit do ta bëj atë drejtor të RTK-së.

Në anën tjetër, Hoxha ka pohuar se i ka kërkuar gazetarit Berisha të japë dorëheqja nga RTK-ja, pasi sipas tij, ky i fundit ishte i ndikuar politikisht.

Vetë Berisha ka pranuar se është përkrahës i ish-presidentit dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Fadil a po don me të thënë se me shpirt e dua Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin”, ka theksuar ndër të tjera Ridvan Berisha. /Insajderi.com