“Nëse ka ndonjë parti që është dëshmuar që financohet nga Devolli ajo është Lëvizja Vetëvendosje”.
Ishin fjalët e deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, drejtuar deputetit të LVV-së, Hekuran Muratit.
Tahiri tha se “ish-deputeti i VV-së, Florim Krasniqi, ka deklaruar publikisht se Devolli ka financuar partinë e Albin Kurtit”.
Por, më pas ka ardhur replika e shefit të Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi.
“Mu ka tha fyti, ju kujtohet kjo”, theksoi Selimi, duke i referuar aferës “Pronto”.
Deputeti, Hekuran Murati, ka propozuar projektligjin për ndalimin e homologimit, deputetë të Lidhjes Demokratike e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës deklaruar se “ligji është i mangat”. /Insajderi.com