Përplasje midis deputetëve të PDK-së dhe LVV-së në Kuvend (VIDEO)

Përplasje midis deputetëve të PDK-së dhe LVV-së në Kuvend (VIDEO)

Derisa partia opozitare e Kuvendit të Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës, tentoi të lëshojë seancën e sotme plenare, është krijuar tension midis deputetëve të kësaj partie dhe asaj të pozitës, Lëvizjes Vetëvendosje.

Kur nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, kërkoi 15 minuta pushim nga kjo seanë, një situatë e palakmueshme është krijuar te dera e sallës ku ishin mbledhur deputetët dhe ministrat.

Në një video të publikuar nga momenti i tollovisë, është parë që deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa dhe ai i LVV-së, Besim Muzaqi, janë konfrontuar fizikisht midis vete.

Në pamjet e publikuara tregohet se menjehë kanë ndërhyrë deputetët tjerë që të mos vazhdojë përplasja.

Më poshtë mund të shihni në video komplet rrjedhën e kësaj tollovie. /Insajderi.com