Përplasjet mes anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk kanë munguar as në mbledhjen e së shtunës, njofton Insajderi.
Në këtë mbledhje janë përplasur ashpër përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje me përfaqësuesin e minoriteteve, Rifat Krasniç.
Ndërsa, pas këtyre përplasjeve ka reaguar edhe kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka e cila ka thënë se KQZ-ja nuk ka qenë asnjëherë më e politizuar dhe se nëse vazhdohet kështu, do ta lëshojë mbledhjen.
“Çdo mbledhje është krijuar në ankth, boll, asnjëherë institucioni i KQZ-së nuk ka qenë më i politizuar”, është shprehur Daka./Insajderi.com