Përplasje në Kuvend me Selimit dhe Veliut

Përplasje në Kuvend me Selimit dhe Veliut

Janë për plasur në Kuvendin e Kosovës, Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, dhe shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimit, njofton Insajderi.

Teksa po fliste në kuvend për çështjen e sigurisë së kufijve, Selimi ka thënë  se Veliu është shkarkuar se është i paaftë.

“Ti je shkarkuar jo për mustaqet që i mbanë po pse je i paaftë, mos e merr për keq, po të them seriozisht, shkarkimi yt do të duhej të ishte shembull edhe tash. Në këtë situatë ku tash është policia edhe ti edhe ne i kishim ndihmuar policisë nëse ti nuk do të mbaje peng postin që nuk të takon”.

Pas këtij cilësimi që i është bërë ministrit Veliu, nga ana e deputetit Selimi, ka reaguar ky i pari duke thënë “Rexhep unë i mbaj mustaqet po i pafytyrë si ti s’jam”./Insajderi.com