Një përplasje e ashpër është zhvilluar në mes kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, dhe deputetit, Kujtim Shala.

Është zhvilluar një debat i ashpër në mes kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit dhe deputetit të LDK-së, Kujtim Shalës.
I gjithë debati është nxitur pas ndërhyrjes që Osmani ka bërë në fjalën e ministres, Meliza-Haradinaj Stublla, e cila po kritikonte qeverisjen e Albin Kurtit
Pas kësaj ka ndërhyrë Shala duke thonë se, “Provat që ju mundoheni t’i paraqisni kundër qeverisë janë të mjaftueshme. Por ju s’mund të bëni komente politike, sepse nuk e lejon procedura”.
E më pastaj ka ardhur edhe reagimi i Osmanit duke thënë se ajo respekton seancën dhe nuk do të drejtojë seanca në mënyrë teknike.
“Ju jeni mësuar me kryetar të Kuvendeve që i keni quajtur pjesë të bandave, dhe tashmë s’mund të duroni një kryetare që respekton rregulloren. Ju duhet të mësoheni sepse siç thonë amerikanët “There is a new Sherif in town” Duhet ta harroni që unë drejtoj seanca vetëm në mënyrë teknike”, ka thënë Osmani. /Insajderi.com/