Vijojnë përplasjet në mesin e zyrtarëve dhe eksponentëve të partisë Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut. Kjo parti drejtohet nga Ali Ahmeti dhe nuk është hera e parë që zyrtarë apo funksionarë të lartë të përplasen mes veti apo të kenë pakënaqësi ndaj partisë, njofton Insajderi.
Kësaj radhe janë përplasur zëvendëskreministri në qeverinë e RVM-së, Artan Grubi, dhe Izet Mexhiti, i cili sot ka dhënë dorëheqje nga posti i koordinatorit të grupit parlamentar të BDI-së. Nga ana e tij, Zv/kryeministri Artan Grubi e respekton vendimin e Izet Mexhitit për t’u tërhequr nga posti i koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së.
Duke folur për zëvendësimin e Ali Ahmetit në krye të BDI-së, Grubi ka thënë fillimisht se Ahmeti është i pazëvendësueshëm, por më tej ka shtuar se Izet Mexhiti është një nga ata që mund t’ia zë vendin në krye të partisë.
I pyetur nga gazetarët nëse kjo ka të bëjë për shkak zgjedhjeve lokale në Çair, Grubi tha se ato kanë filluar me anketimet e brendshme dhe me konsultimet për të gjetur kandidatët më të mirë të cilët do të fitojnë zgjedhjet lokale, përcejll Insajderi.
“Unë besojë që ka, besojë që Mexhiti është një veteran në politik ka dhënë kontribut në BDI. Unë personalisht mendojë se askush nuk mund ta zëvendësoj Ali Ahmetin ngase ai nuk është kryetar partie, është një lider i një shoqërie, është një personazh i jashtëzakonshëm i historikut shqiptar, jashta rolit si kryetar i BDI-së, por gjithsesi se në një periudhë tjetër mund të ketë një kryetar tjetër të BDI-së dhe përse të mos jetë ai Izet Mexhiti apo dikush tjetër, i cili do të ketë përkrahjen e votuesve”, ka deklaruar Grubi.
Kjo përgjigje e Grubit vjen pas disa deklaratave të Mexhitit që dje kulminuan me largimin e tij nga posti i kordinatorit të grupit parlamentare.
Ish-kryetari i Komunës së Çairit ishte kundër që në ditët e para të formimit të Qeverisë kyur Grubi u emërua zëvendës kryeministër i parë, ndërsa përveç tij kundërshtoi edhe emërimin e Bujar Osmanit si ministër i punëve të jashtme.
Më pas Izet Mexhiti në paraqitje të ndryshme ka thumbuar Grubin, ndërsa disa herë e ka apostrofuar edhe drejtëpërdrejt.
Ditë më parë, Mexhiti në një intervistë për “Utrinski brifing”, tha se Grubi ka marrë kompetenca të tepruara në BDI dhe obligime të cilat sipas tij nuk i takojnë një personi që ka ardhur shumë vonë në BDI. Mexhiti në këtë intervistë akuzoi Grubin se sillet sikur të jetë defakto kryetar i BDI-së.
“Nuk bëhet fjalë për trashëgimi, por për atë se duam ta shkarkojmë pak zotëri Grubin. Ka filluar të luajë rolin e kryetarit defakto në BDI. Mendoj se ka ardhur vonë në BDI dhe i duhet kohë të akomodohet në këtë dhe nuk mund të gjitha punët menjëherë ti kryejë. Duhet ekip, duhet të ndahen detyrat, të ndahen punët”, ka thënë Mexhiti.
Kjo deklaratë e Mexhitit erdhi pasi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ftoi Kryesinë qëndrore në selinë e partisë në Tetovë, ku pas mbledhjes pati deklaruar se të gjitha dallimet janë tejkaluar dhe se BDI tanimë është më e bashkuar se kurrë. /Insajderi.com