Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në mbledhjen e Qeverisë gjatë shqyrtimit të Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve të Rishikuar 2021-2023(KASh), ka kërkuar që sa më parë të përgatitet draft Buxheti 2021 pasi që afatet ligjore janë më pak se dy muaj.
Vërejtje ndaj kësaj Kornizë patën ministrat e koalicionit nga radhët e Aleancës për Ardhmëri të Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate.
Derisa ministrat e Nismas ishin kundër KASh-it.
Zëvendës kryeministri, Besnik Tahiri ka thënë se Reforma për administratën publike është gjysmake pa miratimin e Ligjit të Pagave, duke kërkuar ndihmë edhe nga Banka Botërore për mbështetjen e këtij Ligji.
Ndaj kësaj Kornize, ka reaguar Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, që sipas tij është absurde përse nuk janë paraparë me KASh edhe nismat ligjore të MPMS-së.
Kryeministri Hoti ka thënë se është hera e parë e shqyrtimit të kornizës së shpenzimeve, dhe sipas tij në të ardhmen mund të bëhen ndryshimet.
Me gjithë vërejtjet dhe kundërshtimet, me shumicë votash Qeveria ka miratuar KASh-in. /Insajderi.com