Kosovarët përpos hallit për ta kaluar pandeminë Covid-19, nga sot do ta kenë edhe një “hall” tjetër.
Sot kur pritet rrëzimi i Albin Kurtit, pas inicimit të mocionit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, shumë njerëz kanë pyetur se çka do të ndodhë më pas, shkruan Insajderi.
Nëse veç rrëzohet Qeveria, atëherë presidenti Hashim Thaçi ia kërkon Lëvizjes Vetëvendosje, si parti që ka dalë e para në zgjedhje, emrin e kandidatit për kryeministër brenda 15 ditësh.
Nëse partie e Albin Kurtit nuk e ka kandidatin tjetër, atëherë brenda 10 ditësh Presidenti duhet ta gjejë një kandidat të tretë.
Kandidati i tretë mund të caktohet në bashkëpunim me partitë, dhe ai kandidat i cili i ka edhe votat në Kuvend.
Nëse dështon edhe kandidati tjetër, vendi tek atëherë shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare, shkruan Insajderi.
Për shkuarjen në zgjedhje duhet të ketë edhe vullnet të partive politike, por deri atëherë opsion do të ishte edhe krijimi i qeverisë teknike./Insajderi.com