Përrplasje mes LVV-së dhe LDK-së në Kuvend

Përrplasje mes LVV-së dhe LDK-së në Kuvend

Ka eskaluar situata në Kuvendin e Kosovës teksa ishte thirrur interpelanca ndaj kryeministrit Avdullah Hoti.

Çështja e të pagjeturve ka qenë temë diskutimi, njofton Insajderi.

Por, gjithçka ka dal nga kontrolli teksa po fliste deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci.

Më pas janë parë deputetë të Lëvizjes Vetëvedosje e Lidhjes Demokratike të Kosovës duke u përleshur e grindur mes veti.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ishte i përfshirë në përleshje.

“Mëshoj tavolinës, mirëpo ndalo mos bërtit”, i tha nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, Gashit.

Kuvendi shkoi në pauzë deri në ora 15:30. /Insajderi.com