Përsëri Grenell: Kurti do të jetë kundër Joe Biden

Përsëri Grenell: Kurti do të jetë kundër Joe Biden

Ish-emisari amerikan për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, deklaroi përsëri përmes Twitter se “Albin Kurti do të jetë kundër Joe Biden”.

Një ditë më parë, Grenell deklaroi se “Kurti është i majtë ekstrem dhe anti-amerikan”.

Sipas Grenellit, Kurti ka kundërshtuar të gjithë presidentët, duke filluar nga Bill Clinton.

“Albin Kurti ka qenë kundër Bill Clintonit në Rambuje. Kurti ishte kundër George Bushit në Vjenë. Kurti ishte kundër Barack Obamës dhe Joe Biden për demarkacionin. Kurti ishte kundër Donald Trumpit për Normalizimin Ekonomik. Ai do të jetë sërish kundër Joe Biden. Ai është me të vërtetë kundër Amerikës”, ka shkruar Grenell në Twitter, të mërkurën

Raporti mes Kurtit dhe Grenellit u tensionua gjatë kohës sa lideri i Lëvizjes Vetëvendosje ishte në pushtet.

Taksa dhe reciprociteti me Serbinë ishte bërë cak i kësaj “përplasjeje”, e më vonë Kurti kishte akuzuar administratën Trump se po përgatit një marrëveshje me “thika mbi harta”. /Insajderi.com