Përsëri protesta anti-qeveritare në Beograd

Rreth njëmijë persona janë mbledhur në kryeqytetin e Serbisë të shtunën, në protestat që filluan për më shumë se një vit kundër qeverisë së Serbisë.

Përsëri protesta anti-qeveritare në Beograd

Kjo është protesta e 56-të e organizuar nën moton “Një në pesë milion” kundër veprimeve të disa zyrtarëve qeveritarë dhe politikave të presidentit Aleksandar Vuçiq.

Protestuesit kanë vendosur pankarta pranë Radio Televizionit të Serbisë me thirrjet “Ani çka”, dhe kanë numëruar skandalet që përfshijnë zyrtarët e lartë publikë.

Ata kanë përmendur disa raste duke përfshirë një fermë të quajtur Jovanjica në të cilën ishte kultivuar marihuanë si dhe rastin e Oliver Ivanoviq, politikat opozitar në Kosovë i cili ishte vrarë më 2018.

Disa protesta të mëparshme kanë bërë thirrje edhe për lirinë e medieve. Protesta e radhës është planifikuar më 4 janar./Insajderi.com.