Përsëri rrahje në LDK

Në nëndegën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në fshatin Koshare të Ferizajt, raportohet të ketë pasur përleshje gjatë procesit zgjedhor.

LDK po mban zgjedhjet e brendshme, të cilat herë pas herë po shënohen me përleshje fizike, cka po e pamundëson zgjedhjen e kryetarëve të degëve dhe të nëndegëve

Në shkollën ku po mbahej tubimi kanë filluar përleshjet duke e lënë në gjysmë mbajtjen e zgjedhjeve.

VIDEO

Këtë e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale e Ferizajt.

“Po kemi marrë informacion dhe ka ndodhur përleshje. Kanë shku zyrtarë policorë dhe hetues në shkollën ku është mbajtur tubimi. Ngjartja ka ndodhur në fshatin Koshare. Kur ka shkuar policia, pjesëmarrësit kanë ikur, prandaj po presim deri sa të vjen raporti”, kanë thënën nga Policia.

Javë më parë, zgjedhjet e LDK’së në një nëndegë në Mitrovicë, në prezencë të shefit të Grupi Parlamentar të partisë, Avdullah Hoti, kishin filluar përleshjet fizike gjatë mbajtjës së kuvendit.