
Të premten e 25 tetorit, takimi në mes të liderit të LVV-së njëherësh edhe kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurtit dhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, i cili zgjati mbi 4 orë, u ndërpre nga aktori i njohur Gerard Depardieu, shkruan Gazeta Insajderi.
Depardieu, ishte duke xhiruar në Gjirokatër ndërkaq u prit nga Rama dhe Kurti në zyrën e këtij të parit. Nuk mungoi një fotografi me stil nga ta mirëpo nuk u iki as kritikëve në vend.
Përpos famës si artist, Depardieu, është i njohur edhe për dashurinë për verërat e mira, urrejtjen ndaj taksave të larta dhe sidomos në vitet e fundit për miqësinë e tij me Putinin.
E pas publikimit të fotografisë, Albin Kurtit i tha bashkëpunëtori i tij i afërt Arbër Zaimi që kanë filluar reagimet në rrjete sociale.
“Kanë filluar reagimet në rrjet pas publikimit të fotos”, i tha Kurtit, Arbër Zaimi, duke i cituar edhe ndonjë koment për pozën përkrah mikut të presidentit rus.
Mirëpo, Kurti nuk u shqetësua fare. Ai kishte një koment për të dhe bisedën.
“Ishte interesant Depardieu dhe i këndshëm në bisedë”, pohoi ai.
Gerard Depardieu, ka xhiruar një skenë përkrahë gruas së Veton Surroit njëherësh artistes Blerta Surroi ndërsa filmi vjen nën regjinë e Arben Kastratit dhe i përket zhanrit dramë – komedi.
Filmi është bashkëprodhim mes Kosovës dhe Francës./ Insajderi.com