Persona të armatosur gjuajnë me armë zjarri një veturë që transportonte para (VIDEO)

Persona të armatosur gjuajnë me armë zjarri një veturë që transportonte para (VIDEO)

Disa persona të armatosur pasditen e së enjtes në rrugën Prishtinë – Gjilan, në fshatin Parallovë, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture që po transportonte para të bankave.

Shqip.com ka siguruar edhe një video nga vendi i ngjarjes ku shihet se disa persona të armatosur sulmojnë veturën.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka bërë të ditur se njësitet relevante të Policisë së Kosovës kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.

“Ju njoftojmë se më datën 18.11.2021, rreth orës 15:25, kemi pranuar një informatë se në fshatin Parallovë në magjistralen Gjilan – Prishtinë, persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një kombi të një kompanie, i cili ka qenë duke transportuar para të bankave. Policia e Kosovës, njësitet relevante kanë dalë në vend të ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, tha Hashani. /Insajderi.com