
Para pak minutave selia e ‘Pro Credit Bank’, në Prishtinë, saktësisht në lagjen Lakrishtë, është plaçkitur nga disa persona të armatosur.
Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësja e policisë rajonale të Prishtinës, Floria Ahmeti.
“Në orën 15:20 në një grabitje të armatosur. Te gjitha ekipet janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë ajo. Ndërkohë që ende nuk dihet se sa është shuma e parave të cilat janë grabitur.
Policia tashmë ka dal në vendin e ngjarjes.