Është duke u zhvilluar seanca e dytë gjyqësore në kuadër të Dhomave të Specializuara ndaj ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.
Në këtë seancë është paraqitur dëshmitari i parë, i cili ndër të tjerash është nën masa të shtuara të sigurisë konfidenciale sa i përket deklarimit të tij.
Ai i ka thënë Prokurorisë se i është vendosur një thes i zi në kokë dhe është sulmuar.
“Njëri më dha një çokollatë, unë nuk doja, por insistonin, dhe kur e mora, e futa në gojë, më goditi boks në gojë, m’i theu dhëmbët. Aty më kanë futur një thes të zi në kokë, nuk kam pasur mundësi t’i shoh nëse ishin të armatosur. Më futën në një veturë, nuk i njihja asnjërin”, është shprehur ai.
Pas kësaj, prokurori ka kërkuar që seanca të shkojë në seancë private./Insajderi.com