fbpx

Personazhi qesharak i LDK-së deklarohet për rrahjen e simpatizantëve të tij brenda LDK-së

Personazhi qesharak i LDK-së deklarohet për rrahjen e simpatizantëve të tij brenda LDK-së

Hazir Borovci është deklaruar pas vendimit të LDK-së që të dy të tërhiqen nga gara për kryetar të degës së tretë të kësaj partie në Prishtinë.

Personazhi i LDK-së që u bë i njohur me “bisedën me Rugovën e ndjerë” ka thënë se aktualisht është kryetar i kësaj dege. Ai ka thënë se do të mblidhet me kryesinë e degës për të analizuar vendimin.

“LDK-ja është shtëpi e madhe. LDK-ja ka një rend, një rregull dhe unë personalisht e kam kryesinë, e thërras kryesinë e degës, komisionin me të cilin kemi punuar dhe mandej jam i gatshëm që të flas për secilin medium që më thërret që të bisedojmë e të prononcohem. Në këtë rast më duhet të thërras kryesinë e degës dhe të analizoj këtë vendim”, ka thënë Borovci, për koha.net.

I pyetur se a do të pranojë vendimin e kryesisë, Borovci ka thënë se “nuk vepron dhe funksionon vetëm”.

“LDK-ja është shtëpi e madhe që s’është vetëm e Hazirit por as edhe veç e kryesisë, ka edhe përtej kryesisë e hairit andaj do të thërras me kryesinë time dhe komisionin”, ka shtuar ai.

Haziri nuk ka pranuar se në zgjedhjet në LDK kanë ndërhyrë zyrtarë të partive të tjera. Sipas tij e vërteta është thënë në njoftimin e djeshëm të zyrës së informimit të degës III të LDK-së.

E në njoftimin e së dielës në faqen e kësaj dege në Facebook akuzohet Abrashi se “u ka thënë të pranishmëve të prishin kuvendin”.

“Në momentin kur po votohej për propozimet, u pa hapur se delegatët po votonin me shumicë për propozimin e kryesuesit, dhe aty po shihej qartë se nga 340 delegatë në tubim zgjedhor, 230 votuan për propozimet e Kryetarit Sherif Vrajolli. Pasi që grupi tjetër nuk i kishte numrat, për ta prishur rrjedhën e këtij kuvendi reaguan në forma të ndryshme duke sulmuar edhe fizikisht kryesinë e punës si dhe Kryetarin e Nëndegës MATI Sherif Vrajollin. Pasi kishte parë humbjen, Arban Abrashi është dëgjuar nga të pranishmit, në dalje e sipër duke thënë: Prisheni kuvendin”, thuhet në postimin e së dielës.