
30-vjeçari i cili u gjend mbrëmë i vdekur në burgun e Dubravës, burime të Gazetës Insajderi thonë se viktima kishte vrarë vëllaun e tij me sopat.
Burime të Insajderit kanë treguar se personi i cili dyshohet të ketë vrarë vetën ka qenë në paraburgim në pavijonin e të burgosurve me probleme mendore në Burgun e Dubravës.
Insajderi ka tentuar të marrë një konfirmim nga zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Jerton Kabashi, mirëpo ai ka refuzuar të japë konfirmimin. Ka thënë se SHKK-ja do të dalë me komunikatë.