Personi i prekur me korovirusi në Podujevë vjen nga ky fshat – komuna dezinfekton shtëpinë

Personi i prekur me korovirusi në Podujevë vjen nga ky fshat – komuna dezinfekton shtëpinë

Nënkryetari i komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari ka njoftuar se personi i prekur nga koronavirusi është nga fshati Pollatë.

Pasi i infektuari është punëtor shëndetësor, në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK dhe i njëjti punonte edhe në një ordinancë private në Podujevë, është bërë dezinfektimi i ordinancës, laboratorit dhe i shkallëve të objektit ku është ordinanca si dhe i barnatores afër ordinancës.

“Pas marrjes së informatës nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës se një person nga fshati Pollatë ka rezultuar pozitiv me SARS-CoV-2 (Coronavrius) Shtabi Emergjent i Komunës së Podujevës ka ndërmarr veprime të menjëhershme. Në takimin e sotëm është vendosur që një ekip mjekësor menjëherë të vizitojë familjen e personit të infektuar dhe të bëhet dezinfektimi i shtëpisë dhe oborrit”, ka shkruar Rudari.

Tutje Rudari, ka shtuar se qytetarë duhet të respektojini rekomandimet e IKSHPK dhe vendimet për kufizimin e lëvizjes në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e virusit!