Personi i vetëm që votoi kundër Hashim Thaçit në PDK, bëhet shef i kabinetit të Arben Vitisë

Personi i vetëm që votoi kundër Hashim Thaçit në PDK, bëhet shef i kabinetit të Arben Vitisë

Stomotalogu nga Hani i Elezit, Mirsad Shkreta është emëruar Shef i Kabinetit të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Lajmi është konfirmuar edhe nga MSH-ja.

 

 

Shkreta më parë ishte pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai njihet si personi i vetëm që në vitin 2013 votoi kundër rizgjedhjes së Hashim Thaçit në krye të kësaj partie.

Shkreta partisë së Albin Kurtit iu bashkua në vitin 2014.