Personi që u gjet i vdekur dje në Mramor, dyshohet se u vetëvra

Personi që u gjet i vdekur dje në Mramor, dyshohet se u vetëvra

Personi i cili është gjetur i vdekur dje në fshatin Mramor të Prishtinës, dyshohet se është vetëvrarë, njofton Insajderi.

I ndjeri M.G., të enjten ka varur veten në shtëpinë e tij, ndërkaq policia e ka cilësuar rastin si “Vdekje e dyshimtë”.

Mbrëmë rreth orës 18:00 një fshatin Mramor është gjetur një person pa shenja jete.

Daut Hoxha nga Policia e Kosovës, dje ka thënë për Gazetën Online Insajderi, ka thënë se veprimet policore lidhur me rastin janë në proces.

“Sot rreth orës 18:00, policia ka pranuar një informatë, lidhur me një vdekje të dyshimtë, ka bërë të ditur Daut Hoxha.

Menjëherë njësitet policore, kanë dalë në këtë lokacion, ndërsa janë informuar edhe ekipet e nevojshme emergjente.

“Përderisa veprime të tjera policore lidhur me rastin janë në proces”, ka thënë Hoxha. /Insajderi.com