Një 40 vjeçar me inicialet I.C nga Gjilani ka vdekur të enjten, pasi është therur me thikë nga i dyshuari B.Z, po nga ky qytet.
Ngjarja që ndodhi rreth orës 13:15 dyshohet se erdhi si shkak i fjalosjes së dyshes mes vete, pasi paraprakisht viktima e kishte kërcënuar të dyshuarin një natë më parë në shtëpinë e tij.
Edhe dëshmitarët që panë nga afër ngjarjen i thanë Klan Kosovës se u tronditën me atë që panë.
Nga Spitali i Gjilanit konfirmuan se i ndjeri kishte vdekur në vend të ngjarjes teksa kishte plagë në qafë, gjoks, shpinë dhe dorën e djathtë.
Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë derisa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.Top of Form/Insajderi.com