Personi që u vra sot në Mitrovicë është 27-vjeçar

Personi që u vra sot në Mitrovicë është 27-vjeçar

Policia e Kosovës njofton se personi që mbet i vdekur sot (e shtunë), nga të shtënat me armë zjarri në Mitrovicën e Jugut, është V.F., 27-vjeçar.

Gjatë këtij incidenti të plagosur kanë mbetur edhe dy persona të tjerë, të cilët sipas policisë, vazhdojnë të jenë në tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

Ndërkaq, personi i cili dyshohet të ketë shtënë me armë është arrestuar. Të njëjtit po ashtu i është ofruar tretmani mjekësor.

“Nga hetimet e zhvilluara deri me tani, njeri nga të lënduarit ka marrë plagë aksidentalisht. Ndërsa në vendin e ngjarjes pas ekzaminimeve të kryera, hetuesit policorë si prova materiale kanë gjetur dhe sekuestruar një armë (pistoletë), tri gëzhoja dhe dëshmi tjera materiale që ndërlidhen me rastin”, thuhet në njoftimin për medie të PK-së.

Ndaj te dyshuarit Sh. A., 35 vjeçar, me vendim te prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor.

“Rrjedha hetimore është duke vazhduar në drejtim zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale: vrasje e rëndë. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML”, thuhet tutje në njoftim./Insajderi.com

Vrasje e rëndë

Mitrovicë, 17 prill 2021

Sot më, 17 prill 2021 rreth orës 11:30, policia në Mitrovicë, ka…

Posted by Kosovo Police on Saturday, April 17, 2021