Personi që vdiq në Podujevë u aksidentua nga veturat që po garonin

Personi që vdiq në Podujevë u aksidentua nga veturat që po garonin

Sot një 59 vjeçar ka ndërruar jetë gjatë një aksidenti në fshatin Doberdol të Podujevës. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy vetura njëra e tipit, “Audi Q7” dhe “Golf II”.

“Dy nga veturat fillimisht janë ndeshur mes vete, më pas njëra nga veturat ka goditur këmbësorin, i cili nuk ka mundur tu përballoj plagëve të mara dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje”, thuhet në komunikatën e policisë.

Policia raporton se dy ngasësit e automjeteve, me inicialet V.D, 36 vjeç dhe A.A 27 vjeç me urdhër të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Ndërsa  trupi i viktimës Sh. G mashkull, 59 vjeç, është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia ka bërë të dituar se vetëm në shtatë mujorin e fundit në rajonin e Prishtinës janë raportuar mbi 4 mijë aksidente trafiku.

16 Aksidente trafiku me pasoja fatale – 19 persona të vdekur

1.377 Aksidente trafiku me të lënduar – 2781 persona të lënduar, si dhe

3.045 Aksidente trafiku me dëme materiale.

Policia ka kërkuar nga të gjithë pjesëtarët e trafikut që të respektojn rregullat e trafiku, në mënyrë që bashkërisht të ndikojmë në uljen e numrit të ngjarjeve aksidentale, uljen e vdekshmërisë në komunikacionin rrugor, e rrjedhimisht ngritjen e shkallës së sigurisë në trafik. /Insajderi.com