Personi që vdiq nga Covid-19 ishte punonjës i Doganës

Personi që vdiq nga Covid-19 ishte punonjës i Doganës

53  vjeçari i cili ndërroi jetë sot nga virusi Covid-19, ishte punonjës i Doganës së Kosovës, shkruan Insajderi.

Këtë e ka konfirmuar Dogana e Kosovës, përmes një njoftimi për media.

“Sot në klinikën infektive ka ndërruar jetë oficeri doganor i cili ishte i infektuar me COVID 19. Kjo është një humbje e madhe për Doganën pasi i ndjeri ishte një ndër oficeret doganor të parë i rekrutuar që nga viti 2000, i cili ka dhëne kontribut të çmuar në ndërtimin e Dogana duke shërbyer me profesionalizëm në shumë njësi të cilat edhe i themelojë dhe funksionalizojë. Së fundi i ndjeri ishte udhëheqës i pikë kalimit kufitar të Vërmicës”, thuhet në njoftim, raportin Insajderi.

“Dogana e Kosovës shpreh ngushëllimet e saj më të thella dhe sinqerta për familjaret, miqtë dhe të gjithë të afërmit e të ndjerit. Dogana do të vazhdoj të punojë me përkushtim në zbatimin e te gjitha obligimeve ligjore dhe sfidave, përkundër vështirësive dhe rreziqeve”, theksohet në komunikatë.

Deri me tani kanë vdekur 19 persona të cilët kanë kanë qenë të infektuar me virusin Covid-19.  /Insajderi.com