Përurohet mes polemikave dhe lëvdatave xhamia e shqiptarëve në Zvicër

Përurohet mes polemikave dhe lëvdatave xhamia e shqiptarëve në Zvicër

Këtë fundjavë festohet hapja e një qendre të re islamike nga shqiptarët në qytetin Gebenstorf të Zvicrës, teksa hapja solemne e saj u bë të shtunën nga ora 14:00 deri në orën 17:00.

Por se në këtë hapje Këshilli i Qytetit – asambleja e qytetit Gebenstorf – nuk ka marrë pjesë me pretekstin që qëndrojnë skeptik ndaj xhamisë. Ata edhe janë vënë kundër xhamisë në gjykatën administrative, por se normalisht është e qartë që liria e religjionit duhet të jetë e garantuar, shkruan gazeta zvicerane Aargauer Zeitung.

Ndërsa presidenti i komunitetit të Kishës Katolike, Daniel Ric, ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes. Ai gjithashtu kishte përgatitur një mesazh të shkurtër përshëndetjeje.

“Si një partner dialogu, kisha katolike i qëndron komunitetit islamik shqiptarë gjithmonë afër. Unë jam i mendimit, që secili komunitet fetarë, qoftë i krishterë, mysliman apo çifut, ndihmon në tejkalimin e individualizmit të lartë duke forcuar komunitetin”, ka thënë Ric.

Disa fjalë drejtuar atyre që ishin prezent i tha edhe anëtari i famullit të kishës, Michael Lepke. Ai tha që për 20 vitet e fundit komuniteti islamik shqiptarë ka bërë vendin e tij në Zvicër.

“Ka qenë një shoqëri e mirë gjatë këtyre viteve, ne jemi të lidhur me komunitetin mysliman. Ne disa herë ua kemi dhënë atyre dhomat tona për përdorim. Ndërsa tani ne jemi të lumtur, që myslimanët kanë mundur të ndërtojnë një vend të tyre për praktikimin e fesë”, ka thënë ai.

Fjalë të mira për komunitetin mysliman ka thënë edhe kryetarja e Grupit Punues Ndërfetar të Gebenstorfit, Hilde Seibert.

“Anëtarët e komunitetit islamik-shqiptarë nuk kanë nevojë të vërtetojnë përsëri dhe përsëri që i përkasin ‘myslimanëve të mirë’ pas 20 vitesh që jetojnë këtu”, ka thënë ajo duke thënë që bashkëpunimi është shumë i rëndësishëm.

Halit Duran, presidenti i Bashkimit Mysliman, ka thënë që është mjaft fat i keq që këshilli nuk po merr pjesë.

“Kjo do të kishte qenë një mundësi e mirë për myslimanët dhe këshillin lokal të njohin njëri tjetrin”, ka thënë ai, duke vazhduar të thotë që është i kënaqur që është ndërtuar xhamia në atë vend, me shpresën njerëzit e feve të ndryshme do të jetonin së bashku një jetë të mirë”. /Insajderi.com