Përurohet një “rrugë evropiane” në Skenderaj

Përurohet një “rrugë evropiane” në Skenderaj

Ministri i Infrastrukturës, Lufti Zharku së bashku me nënkryetarin e komunës së Skenderajt, Fadil Nura, përuroi rrugën e re, e cila i lidh fshatrat Morinë dhe Rezallë të Skenderajt.

Pas përurimit të kësaj rruge, ministri Zharku theksoi se kjo “rrugë evropiane” ka kushtuar rreth 900 mijë euro.

“Në komunën e Skenderajt ne do të vazhdojmë edhe me investime të projekteve tjera. Në muajin maj e kemi nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për financimin e 4 rrugëve të tjera, që kapin vlerën prej 1 milionë e 250 mijë eurosh. Me projekte të këtilla fshatrat e komunës së Skenderajt do të lidhen në mes veti dhe natyrisht, do të kemi një rritje të mirëqenies së qytetarëve dhe një zhvillim ekonomik, posaçërisht të bujqësisë”, thuhet në njoftimin për media të Ministrisë së Infrastrukturës.

Ndërkaq, nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, realizimin e këtij projekti e vlerësoi si të rëndësishëm dhe për këtë e falënderoi ministrin Zharku.

“Ky projekt ka një rëndësi të madhe për këtë rajon, sepse është njëri nga rajonet më të goditura gjatë luftës. Jemi në procedurat e tenderimit për pjesën e dytë të kësaj rruge deri në fshatin Likovc”, theksoi Nura.

Investitore e realizimit të këtij projekti është Ministria e Infrastrukturës./Insajderi.com

Displaying Rezalla (1).jpgDisplaying Rezalla (1).jpgDisplaying Rezalla (1).jpg

Displaying Rezalla (1).jpgDisplaying Rezalla (1).jpg