Përurohet shtatorja e Shejh Myhedin Shehu

Përurohet shtatorja e Shejh Myhedin Shehu

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore dhe ka zbuluar shtatoren e atdhetarit, Shejh Myhedin Shehu.

Me këtë rast, ai  është shprehur se një ngjarje si kjo e bën krenar popullin shqiptar, pasi  sipas tij,  Shejh Myhedin Shehu kishte brumin e atdhetarit shqiptar.

“Shejh Myhedin Shehu është pjesë e atdhetarëve, dijetarëve që historianët kanë me pas punë me të”, tha ai.

Ndërkaq, kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi tha se  Shejh Myhedin Shehu do të përkujtohet gjithmonë si një hero dhe patriot shqiptar dhe ai është bërë kurban i lirisë së Kosovës.