Presidentja Vjosa Osmani, ka përuruar shtatoren e Shën Terezës në Panama.
Përurimi u bë në një ceremoni të organizuar bashkë me ministren e Jashtme të Panamasë, Erika Mouynes dhe me kryepeshkopin e Panamasë, Jose Domingo Ulloa.
Presidentja Osmani theksoi se ndihet e lumtur që Panamaja po e monumentalizon kujtesën për Shën Terezën. Kjo është edhe një mirënjohje për punën e saj, për vlerat e saj e për madhështinë e personalitetit të saj.
“Si bashkëkombës të saj jemi shumë krenarë me shëmbëlltyrën e Shën Terezës. I jemi mirënjohës popullit panamez për respektin e treguar me të gjitha nderet që mund t’i ofrohen një të shenjtë”, ka thënë Osmani.
Theksojmë se Osmani ka takuar homologun e saj nga Panamaja Laurentino Cortizo Cohen.
Sipas njoftimit nga Presidenca, Osmani me homologun e saj kanë diskutuar mbi forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror në fushat e interesit të përbashkët, si dhe për përkrahjen që i duhet Kosovës në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare./Insajderi.com