Përveç PDK-së, a ka Vetëvendosje vija të kuqe me ndonjë parti tjetër?

Përveç PDK-së, a ka Vetëvendosje vija të kuqe me ndonjë parti tjetër?

Partia Demokratike e Kosovës duhet të shkojë në opozitë, ka thënë deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, teksa ka theksuar se në asnjë mënyrë Lëvizja nuk do të bashkëpunonte me partinë e Veselit.

Nagavci ka thënë se as partitë tjera nuk duhet t’i japin mundësi PDK për të bashkë-qeverisur.

“PDK-ja duhet të shkojë në opozitë dhe nuk duhet që jo vetëm Lëvizja por edhe subjektet tjera t’ia japin mundësinë që të vazhdojë të jetë në qeverisje për shkak të keqqeverisjes së tyre përgjatë gjithë këtyre mandateve. Pra nuk bëhet fjalë për koalicion as parazgjedhor as paszgjedhor me PDK-në”, është shprehur ajo.

Duke folur për partitë tjera, deputetja bëri të ditur se koalicion parazgjedhor do të bënin vetëm me VV, ndërsa pas zgjedhor do të shihni se si do të mund të dilte rezultati.

“Ne kemi paraqitur preferencat tona për koalicion parazgjedhor me LDK-në ndërsa pas zgjedhjeve se me kë mund të bashkëpunonim varet krejtësisht prej rezultatit të zgjedhjeve”, tha ajo.

Intervista e plotë: