Përveç rrymës, në këto lagje të Prishtinës sot nuk do të ketë as ujë

Përveç rrymës, në këto lagje të Prishtinës sot nuk do të ketë as ujë

Përveç mungesës me energji elektrike, disa lagje të Prishtinës do të mbesin edhe pa ujë.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se për shkak të disa punimeve, sot, më 27 dhjetor në disa lagje të kryeqytetit do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë, përcjell Insajderi.com

“Pa furnizim me ujë të pijshëm gjatë ditës së nesërme do mbesin këto zona: lagjja Pejton, lagjja Dardania pjesërisht, një pjesë te kompleksi “Qafa”, pjesë e objekteve banesore poshtë rrugës “Ahmet Krasniqi” në lagjen Arbëri, një pjesë e lagjes Lakrishte dhe një pjesë e vogël lagjes Kalabria në rr. “Tahir Zajmi”, në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”

Më tej theksojnë se ndërprerja e furnizimit me ujë bëhet për shkak të riparimit të linjave të cilat janë amortizuar.

“Punimet do të zhvillohen në linjën DN 300 mm material AC, në rrugën “Luan Haradinaj”  në Prishtinë ”, thuhet në njoftim për media./Insajderi.com