Përzgjedhen komunat më transparente në Kosovë

Përzgjedhen komunat më transparente në Kosovë

Instituti Demokratik i Kosovës ka publikuar raportin “Transparometrit komunal 2020 & Transparenca e komunave në retrospektivë”.

Pesë komunat më transparente për vitin 2020 vlerësohet të jenë: Rahoveci, Lipjani, Drenasi, Gjakova dhe Mitrovica e jugut.

Ismet Kryeziu, drejtor ekzekutiv në KDI ka deklaruar se përmes transparencës kanë për qëllim që të kemi llogaridhënie.

Naim Canhanaj, menaxher në KDI, tha se mbajtjet e transparencës janë bërë në 38 komuna të Kosovës. Sipas tij,  kanë shënuar përparim sa i përket transparencës dhe llogaridhënies.

Ai tha se 18 komuna kanë qenë të përfshira në organizime buxhetore ndërsa 20 të tjera jo.

“Komunat me 75 pikë janë Prishtina, Peja e të tjera. 18 komuna kanë qenë të përfshira në organizime buxhetore ndërsa 20 të tjera jo. Sa i përket vlerësimi të transparencës së komunave në tri vitet e fundit kanë qenë Rahoveci, Mitrovica, Prishtina, Drenasi, Malisheva, Vitia e Gjakova”, ka theksuar ai.

Ndërsa, Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Kransiqi, ka thënë se shoqëria civile është ndër shtyllat kryesore të zhvillimit të shtetit.

“Jemi të angazhuar në krijimin e kushteve për anëtarësim të komunave në nivel lokal dhe qendror. Tani është marrë vendimi që të krijohet këshilli nacional. Është një punë voluminoze që të krijohen kushte për  anëtarësim”, ka deklaruar ai.

Në anën tjetër, Imri Ahmeti, kryetar i Lipjanit, potencoi se është ndihmesë e mirë e komunave për të ngritur perforamncë në të gjithë indikatorët, duke shtuar se viti 2020 ka qenë vit i kufizimeve të mëdha.

“Vlerësoj që viti i kaluar ka qenë pengesë i këtyre indikatorëve. Uroj që të vazhdojmë me këto lloj matje transparencë”, ka thënë Ahmeti, raporton ‘EO’.

Smajl Latifi, kryetar i Rahovecit, tha se komuna që drejton ka rritur transparencën dhe llogaridhënien.

“Vlerësimi i fundit për transparencë ka ardhur nga KDI. Komuna e Rahovecit e kanë renditur të parën në mesin e 38 komunave.KDI e vlerësuar Rahovecit ne 48 indikator. Ne si komunë jemi vlerësuar me pikë maksimale. Nga viti në vit duhet të kemi rritje sa i përket transparencës dhe llogaridhënies”, ka përfunduar ai./Insajderi.com