Pesë aktakuza për dhunën në familje në Ferizaj

Pesë aktakuza për dhunën në familje në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë muajit nëntor, ka pranuar pesëmbëdhjetë lëndë të cilësuara si dhunë në familje, me gjithsej pesëmbëdhjetë persona, ku dymbëdhjetë nga to janë viktima femra dhe tre meshkuj.

Gjithashtu, gjatë muajit nëntor, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë aktakuza dhe ka caktuar një masë për paraburgim për rastet e dhunës në familje, gjegjësisht për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor”, “Sulm” dhe “Kanosje” të KPRK-së.