Pesë dështimet e Qeverisë në rrugën e integrimit evropian

Pesë dështimet e Qeverisë në rrugën e integrimit evropian

Republika e Kosovës vazhdon të përballet me sfida serioze në rrugën e integrimit Evropian. Nivelet e këtyre sfidave janë të dyfishta. E para, ajo e pamundësisë politike për tu garantuar që perspektiva Evropiane e Kosovës është e pakontestuar nga çdo shtet anëtar i BE-së, që natyrisht reflekton në mënyrën e vendimmarjes në Këshill të BE-së në raport me çështjet që lidhen me Kosovën.

E dyta, mungesa e një përkushtimi minimal të Qeverisë dhe akterëve të tjerë politik për të zbatuar në mënyrë solide reformat e kërkuara nga ajo që tashmë njihet si politikë e zgjerimit e BE-së.

Duke u bazuar mbi këto sfida, nëpërmjet një Shënimi Politikash GLPS ofron një analizë dështimeve të Qeverisë së Kosovës në vitin 2018 dhe fillim vitin 2019 sa i përket zbatimit të agjendës së integrimit Evropian, e cila do prezantohet gjatë kësaj konference për media.

Deklarata e 9 majit e vitit 1950 është koha kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si Bashkimi Evropian.Ministri i Jashtëm i Francës, Robert Schuman, lexoi për shtypin ndërkombëtar një deklaratë ku i bënte thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane për t`i bashkuar prodhimet e tyre të qymyrit dhe çelikut, që do të ishte themeli i parë konkret për një federatë të ardhshme evropiane.

Vendet të cilave u drejtohej thirrja kishin dalë të rrënuara materialisht dhe moralisht nga konfliktet me njëra tjetrën. Ajo që propozonte Schuman ishte krijimi i një institucioni evropian mbi kombëtar, i cili do të administronte industrinë e prodhimit të qymyrit dhe çelikut, sektor i cili në atë kohë ishte baza e fuqisë ushtarake.

Vite më vonë, në Samitin e Milanos në 1985, krerët e BE-së vendosën që data 9 maj të shpallej dhe festohej si Dita e Evropës.Kjo ditë tashmë ka vite që festohet edhe në Kosovë, ku për nder të saj, do të organizohen aktivitete të ndryshme nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.