Pesë ditë fushatë për zgjedhjet lokale në Podujevë

Pesë ditë fushatë për zgjedhjet lokale në Podujevë

Më 29 nëntor qytetarët e Podujevës do të dalin për të zgjedhur kryetarin e ri, njofton Insajderi.

Partitë politike kanë pesë ditë kohë fushate për t’i bindur ata qe t’ju besojnë mandatin afatshkurtër deri në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2021.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me shtatë vota pro e dy kundër vendosi që të ketë pesë dite fushate zgjedhore.

Ndaj këtij vendimi nuk u pajtuan përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, ata kërkuan më shumë ditë fushate.

Ndërsa, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka këto ditë fushate konsideroi që shërbejnë për ata që kanë mbushur 18 vite, pas 15 marsit,  data ku ishin paralajmëruar zgjedhjet lokale e më pas u shtynë shkak I pandemisë. /Insajderi.com